Politikat dhe kushtet e përdorimit

Kushtet themelore

- Ju duhet të jeni mbi moshën 16 vjeç për të përdorur këtë faqe.

- Ju jeni përgjegjës për çdo aktivitet që ndodh nën emrin e juaj të përdoruesit.

- Ju jeni përgjegjës për mbajtjen e fjalëkalimit tuaj të sigurt.

- Ju nuk duhet të abuzoni, të trazoni, të kërcënoni ose të frikësoni një përdorues tjetër të faqes "Harea.Travel".

- Ju nuk mund të shfrytëzoni shërbimet e faqes " Harea.Travel"  për ndonjë qëllim të paligjshm apo të ngjashme. Përdoruesit ndërkombëtarë bien dakord në përputhje me të gjitha ligjet vendore lidhur me sjelljen online dhe përmbajtje të pranueshme.

- Ju jeni vetë përgjegjës për sjelljen tuaj dhe për çdo të dhënë, tekst, informacion, fotografi, profil, lidhje (përmbajtje) që ju paraqitni, postoni, dhe shfaqni në shërbimin "Harea.Travel".

- Ju nuk duhet të modifikoni, të përshtatni ose theni (hack) faqen "Harea.Travel"  apo të modifikoni një faqe interneti që në mënyrë të rrejshme të thotë se është e lidhur me "Harea.Travel".

- Ju nuk duhet t'i krijoni ose t'i dërgoni asnjë email të padëshiruar (spam) ndonjë përdoruesi të "Harea.Travel".

- Ju nuk duhet të mbledhni informacione rreth përdoruesve apo vizitorëve të tjerë, përfshirë email adresën, pa pëlqimin e tyre.

- Ju nuk duhet të përdorni robot, spider, ose mjete tjera të automatizuara për të hyrë në Harea.Travel dhe mbledhur ndonjë lloj informacioni apo përmbajtje, pa pasur miratimin tonë me shkrim për të bërë një gjë të tillë.

- Ju duhet të respektoni të gjitha ligjet qe sanksionojnë perdorimin e faqeve "online" si dhe rregullat e "Harea.Travel". Shkelja e ndonjërës prej këtyre rregullave do të rezultojë në mbylljen e llogarisë tuaj në "Harea.Travel".  Derisa "Harea.Travel"  ndalon një sjellje dhe përmbajtje të tillë në faqen e saj, ju e kuptoni dhe pranoni që "Harea.Travel" nuk mund të jetë përgjegjëse për përmbajtje të vënë në faqen e saj të internetit dhe ju megjithatë mund të jeni të ekspozuar ndaj materialeve të tilla dhe që ju e kuptoni dhe pranoni që shërbimin "Harea.Travel" e përdorni në rrezikun tuaj.

Kushtet e përgjithshme

- Ne rezervojmë të drejtën të modifikojmë ose të përfundojmë shërbimin "Harea.Travel" për çfarëdo arsye, pa kurrfarë njoftimi dhe në çdo kohë.

- Ne rezervojmë të drejtën për të ndryshuar këto Kushte të Përdorimit në çdo kohë. Nëse ndryshimet përbëjnë një ndryshim thelbësor (veqantë) në Kushtet e Përdorimit, ne do të ju njoftojmë nëpërmjet email-it në internet në bazë të preferencave të shprehura në llogarinë tuaj. Çfarë përbën një "ndryshim thelbësor" do të përcaktohet në bazë të vlerësimit tonë, në mirëbesim dhe përdorimin e sensit të përbashkët dhe gjykimit të arsyeshëm.

- Ne rezervojmë të drejtën, në pajtim me ligjet në fuqi, t'ia refuzojmë shërbimin kujt do, për ndonjë arsye dhe në çfarë do kohe.

- Ne mund, por nuk kemi asnjë detyrim për të fshirë përmbajtjen dhe llogaritë që përmbajnë, përmbajtje që sipas vlerësimit tonë janë të paligjshme, fyese, kërcënuese, shpifëse, nënqmuese, të pahijëshme ose në çfarë do forme të pakëndshme apo që shkelin pronën intelektuale të ndonjërës palë apo këto 'Kushte të Përdorimit'.

- Ne rezervojmë të drejtën për t'i kërkuar (për t'i marrë) emrat e përdoruesve në emër të bizneseve ose individëve që mbajnë të drejtën ligjore apo markën tregtare mbi ato emra të përdoruesve. Pronësia intelektuale 'Përmbajtjet' e paraqitura në këtë faqe - elemente të projektimit (butona, ikona etj.), tekstet, fotografitë, logot, audio/video dhe programet - janë pronësi e "Harea.Travel" apo furnizuesit të saj dhe nuk mund të përdoren pa pëlqimin paraprak të "Harea.Travel". Nëse mendoni se përmbajtja që posedon "Harea.Travel" është e juaja dhe se ajo është abuzuar, ju lutem na kontaktoni në info@harea.travel. Të gjitha informatat që janë në dispozicion në faqet e internetit janë vetëm për qëllime informacioni dhe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale ose të shpërndahen tek palët e treta.

Përshkrimi Produktit

"Harea.Travel" nuk garanton që të gjitha të dhënat lidhur me produktet janë 100 për qind të sakta, të plota, të besueshme dhe pa gabime. Nëse në ndonjë mënyrë (të paqëllimshme, gabim ) mund të jen bërë lëshime teknike gjatë publikimit të informatave në faqen "Harea.Travel", ju lusim të na kontaktoni.

Mbrojtja e Blerësit

Qëllimi jonë për ta bërë "Harea.Travel" platformën më të sigurtë për të blerë online nuk ndalet vetëm me masat e sigurisë, por edhe me masat që mbrojnë blerësit. Duke qenë se blerësit janë ata që kryejnë pagesat pa pasur produktin në dorë, kemi vendosur disa rregulla shumë strikte me shitësit që asnjë palë mos të ketë mundësi abuzimi.

Rimbursim të Plotë

Nëse për arsye të ndryshme nuk jan përmbushur premtimet (detyrimet) e përcaktuara në informatat e udhëtimeve të publikuara, si: anulimi i udhëtimit, defektet teknike te mjeteve gjatë udhëtimit, etj., "Harea.Travel" ju garanton rimbursimin e shumës së paguar për atë shërbim.

Pagesat

Pagesat në "Harea.Travel" mund ti kryeni përmes kartës së Kreditit ose Debitit lëshuar nga cilado bankë në Kosovë ose jashtë saj. Kartelat e pranuara janë: Visa Globe, Visa Electron, MasterCard, dhe Maestro.

Marrëdhënia me Shitësit/Agjentët

Me çdo shitës (agjent) që pranon të shesë produktet e "Harea.Travel", vendosim një marrëdhënie ligjore përmes një kontrate që përcakton kushtet dhe detyrimet e të dyja palëve. Kjo do të thotë se shitësi (Agjenti ) është i detyruar t'i përmbahet rregullave të përcaktuara në kushtet e përdorimit , si dhe marrëveshjeve dypalëshe ku parashihen kushtet e bashkëpunimit. Këto janë detyrime kontraktuale të cilat shitësit (Agjentët)  janë të detyruar t'i respektojnë. Ne jemi një platformë transparente që mban anën e të drejtës dhe do ju mbështesim për çdo ankesë që keni.

Çmimet e Produkteve

Të gjitha çmimet e produkteve të listuara, kanë të përfshirë të gjitha taksat. "Harea.Travel" detyrohet të pranoj çdo çmim me të cilin keni blerë një produkt, edhe nëse çmimi i produktit ka ndryshuar pasi që ju keni bërë porosinë. "Harea.Travel" ka të drejtë të anulojë formën e porosisë dhe të dërgojë njoftim përmes emailit për konsumatorët, nëse ka pasur një gabim të rëndë gjatë vendosjes së çmimeve në web-faqe, p.sh. në vend të 1000 është shënuar 100 Euro ose çmimi i një produkti është zero (0) atëherë "Harea.Travel" ka të drejtë që ta anulojë atë porosi.

Bagazhi / Qantat

Udhëtimi me autobus është mjaft komod në shumicën e rasteve, por në varësi të vendit ku udhëtoni, mund t'ju duhet të jeni më të kujdesshëm me sasinë e bagazhit sesa në vendet e tjera.

Gjëja më e rëndësishme është që të jeni gjithmonë të sigurt që dokumentet dhe të gjitha sendet me vlerë i keni me vete në autobus dhe t'i mbani pranë gjatë gjithë udhëtimit. Shumica e autobusëve ju lejojnë të mbani bagazhet e dorës me vete në autobus, por për shkak të hapësirës së kufizuar, kini parasysh se çantat /valixhet mund të mos jenë aq të mëdha sa jeni mësuar në avion. Prandaj, duhet të jeni të përgatitur dhe të keni me vete një çantë më të vogël me dokumente dhe sende me vlerë.

INFO: Nëse shoferi duhet t'ju thotë se bagazhi juaj i dorës është shumë i madh për ta marrë atë në autobus, duhet të mbani mend se detyra e tij më e rëndësishme është siguria e pasagjerëve dhe se kjo mund të jetë arsyeja pse ai ju thotë se bagazhi i dorës e kësaj madhësie nuk lejohet në autobus.

Bagazhi në depon e autobusit / "bunker"

Në parim, ruajtja e bagazheve në dhomën e ruajtjes së autobusit nuk është problem, por për të shmangur rastet e rralla kur bagazhi humbet (ose vidhet), rekomandojmë masat e mëposhtme të sigurisë:

  • Sigurohuni që të keni një etiketë të dukshme emri në valixhen tuaj.
  • Pasi të keni lëshuar bagazhin me shoferin, sigurohuni që ai të ketë vendosur një afishe në bagazhin tuaj dhe që ju të keni marrë një faturë.
  • Sigurohuni që valixhja juaj të jetë vendosur sigurt në bagazhin e autobusit dhe mundohuni të mbani mend vendndodhjen e saj të përafërt.
  • Nëse është e mundur, uluni sipër ndarjes ku ndodhet bagazhi juaj.
  • Kur udhëtoni jashtë vendit, sigurimi i udhëtimit, i cili do të mbulojë humbjen e valixhes ose vjedhjen tuaj, është gjithmonë një opsion i mirë.

A ndodh shpesh vjedhja e bagazheve gjatë udhëtimeve me autobus?

Për fat të mirë, situata të tilla janë të rralla në shumicën e vendeve, por duke qenë se kudo ka njerëz me qëllime të këqija, nuk është e dëmshme asnjëherë të mbani sytë dhe veshët hapur.

Valixhet e humbura ose vjedhjet mund të ndahen në 3 grupe

  • Në rastin e parë, në parim nuk bëhet fjalë për vjedhje, ose të paktën jo për vjedhje të qëllimshme, pasi siç mund ta keni vënë re, shpesh ndodh që disa pasagjerë të kenë valixhe të ngjashme. Meqenëse shumica e njerëzve nuk e hapin dhe kontrollojnë valixhen në vend, mund të ketë raste kur dikush i ngatërron valixhet. Kjo është e papërshtatshme, por duke qenë se edhe pasagjeri tjetër ka nevojë për valixhen e tij, ky problem zgjidhet gjithmonë shpejt dhe valixhet ndërrohen shpejt.
  • Skenari tjetër ndodh në udhëtimet me autobus, ku keni ndalesa shtesë. Në këtë rast, mund të ndodhë që dikush të dalë paraprakisht dhe të marrë qëllimisht me vete valixhen e “gabuar”.
  • Vjedhja mund të ndodhë edhe kur bagazhet pranohen ose dorëzohen në të njëjtën kohë, pasi nga kjo situatë mund të përfitojnë edhe hajdutë të aftë.

Nëse, pavarësisht nga të gjitha masat e sigurisë, mund të ndodh një vjedhje, kontaktoni menjëherë policinë dhe kërkoni një kopje të raportit të policisë në mënyrë që më vonë të keni dokumentacionin e nevojshëm për të raportuar vjedhjen tek kompania e autobusëve dhe nëse jeni të siguruar që i keni të gjitha informacionet e nevojshme mund t'i dërgohen shoqërisë së sigurimit.

Keqpërdorimet dhe Ndëshkimet

Në rastet kur konstatohet se ka pasur keqpërdorim të faqes "Harea.Travel", do të ndërmirren masa penale dhe ndëshkuese deri në formën e padisë në organet përkatëse, si dhe rasti do të inicohet edhe në polici në degën e hetuesisë të krimeve elektronike.